Një ngjarje e rëndë ka tronditur Maqedoninë e Veriut pasi një 40-vjeçar ka përdhunuar 2 vajzat e mitura të bashkëjetueses.
Mësohet se 40-vjeçari u denoncua nga e dashura e tij ku më pas është bërë i mundur arrestimi i tij.
“Me datë 07.08.2023 në ora 01:50 në Sveti Nikollë, punonjësit policorë të Stacionit Policor të Sveti Nikollës e kanë privuar nga liria 40-vjeçarin J.P., pas denoncimit të gruas së tij pa kurorë, sipas të cilës ai ka kryer akte intime ndaj dy vajzave të saj të mitura”, thuhet në njoftimin e policisë maqedonase.