-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gaz Bardhi letër Nikollës: Mblidh Kuvendin t’i heqim mandatin urgjent Ahmetajt

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi i kërkoi përmes një letre i kërkon kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që të mbledhë sa shpejt këshillin e mandateve dhe imunitetit për heqjen e mandatit të Arben Ahmetajt.

Bardhi e konsideron të papranueshme që anëtarët e Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet ku bën pjesë, të njihen nëpërmjet medias me kërkesën e paraqitur nga prokuroria, për shkak se Kryetarja e Kuvendit nuk përmbush detyrimin e saj sipas Rregullores së Kuvendit.

Deri në këtë moment, asnjë nga anëtarët e opozitës në Këshillin për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet, nuk është njoftuar zyrtarisht lidhur me kërkesën dhe dokumentet shoqëruese për dhënien e autorizimit” shprehet Bardhi.

Gjithashtu, Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar thirrjen pa vonesa të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, për të shmangur dëmtimin e provave në banesën e Ahmetajt.

Sa kohë kërkesa përmban edhe nevojën për të autorizuar kontrollin e banesës së deputetit, për të shmangur çdo vonesë që do t’i jepte kohë z. Ahmetaj të kryente veprime që mund të pengonin drejtësinë, përmes zhdukjes apo fshehjes së provave, në mbështetje të nenit 13, pika 6 dhe nenit 118 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, në emër të 5 anëtarëve të opozitës kërkojmë thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ditën e hënë, datë 10.07.2023, ora 18:00” thekson Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit