-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja 500 mijë Euro, vila dhe udhëtime! 6 rastet që SPAK “gozhdoi” Ahmetajn

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme njoftoi të hënën se ka kërkuar arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie në lidhje me hetimin mbi skandalin e incineratorëve, figura më e lartë politike në tre dekada që përfundon nën akuzë.

Por ku bazohet prokuroria?

Gjashtë janë të paktën episodet që SPAK pretendon se ka provuar që të çojnë në derën e Arben Ahmetajt për ta arrestuar. Janë mbi 500 euro euro të përfituar nga bosët e inceneratorëve, truall, vila, por edhe udhëtime luksi.

Në dosje theksohet se vila e sekuestruar në Hamallaj në pronësi të bashkëjetueses së Ahmetaj, Erjola Hoxha, ka qenë në pronësi të Klodian Zotos, i cili e ka përfituar në mënyrë të tërthortë në vitin 2017.

Gjithashtu SPAK pretendon se nga 2017, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë paguar për Ahmetajn dhe familjarët e tij rreth 34 mijë euro për bileta avioni dhe pagesa hotelesh.

Gjashtë episodet e SPAK-ut

  • Shumën prej  170,480 euro në vitin 2016 dhe 2017, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një ‘shitje’ ndaj shtetasit A.Boni (pagesë e kryer në përfundim nga shtetasi H. Begaj) në 2 apartamente ne sip.124.15 m2, ndodhur në ZK3292, në vendin e quajtur Selitë, në pallatin e ndërtuar nga shoqëria ‘Sh.”, sh,p.k, vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shtetasve A.Boni dhe H. Begaj.
  • Pasurinë truall+ndërtesë me nr.pasurie 1/110 vol 12 faqa 26 ZK 1925 me sip tualli 521.13 m2 e përfituar në vitin 2017 nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, në mënyrë të tërthortë në nëpërmjet transaksioneve të kalimit më parë të kësaj pasurie në pronësi të shtetases Erjola Hoxha, bashkëjetuese e personit nën hetim Arben Ahmetaj.
  • Shumën prej 130,000 euro në virin 2017 dhe 2018 duke u mbukuar natyra e vërtetë e burimit dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një ‘shitje’  ndaj shtetasit B.Prifti, të një apartamenti me sip, 178.68m2 dhe një garazhdi me sip 21 m2, ndodhur në ZK 3292, në vendin e quajtur Selitë, në pallatin e  ndërtuar nga shoqëri ‘Sh.” sh.p.k, vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Dhe subjekti tregtar “Intefradet Technology Services”, sh.p,k nëpërmjet shtetasit B. Prifti.
  • Shumën prej 140.000 euro në vitin 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit  dhe duke u paraqitur si pagesë e bërë shtetasve Albina Mançka dhe Arben Ahmetaj, përkundrejt një ‘shitje’, ndaj shtetases S. Goxhaj, të një apartamenti me sip 178.68 m2 dhe një garazhi me sip 21 m2 ndodhur në zonën në ZK 3292në vendin e quajtur Selitë në pallatin e ndërtuar nga shoqëria ‘Sh.” sh.p.k vlerë e paguar në mënyrë të tërthortë nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shtetasve S. Goxhaj, S. Meqemeja dhe shoqërisë “F. F.” sh.p,k.
  • Shumën prej rreth 34.422 euro të përfituar në formën e shpenzimeve dhe pagesa hotelesh, udhëtimesh përgjatë periudhës 2013-2017, pagesa këto të kryera drejtpërdrejt nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri për shtetasin Arben Ahmtaj apo të afërm të tij.
  • Shumën në total prej 2.007,373 lekë, në vitin 2019 dhe 2020 në formën e pagesave të kryera ndaj subjekteve tregtarë të ndryshme nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shoqërisë “Integrated Technology Services” ,Sh.pk në funksion të një investimi të kryer në pasurinë e llojit apartament me nr.7/434+1+1 sip 167 m2 rruga Reshit Çollaku, ap.1 në pronësi të Arben Ahmetajt.

Mbi 300 mijë Euro, vila dhe udhëtime luksi! SPAK: Ja provat për arrestimin e Ahmetajt

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit