-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kreditë me probleme rriten për të dytin muaj radhazi, niveli më i lartë në një vit

Kryesoret

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se treguesi i kredisë me probleme ndaj totalit të huave të dhëna në ekonomi arriti në 5.23% në muajin maj.

Ndonëse vijon të mbetet pranë minimumit historik, tendenca është në rritje për të dytin muaj radhazi.

Maji ka shënuar nivelin më të lartë që nga korriku 2022, në një sinjal se rritja e interesave, ngadalësimi i ekonomisë dhe inflacioni i lartë po japin efektet e tyre në aftësinë paguese të bizneseve dhe individëve e familjeve për të kthyer huatë që kanë marrë në banka.

Në tremujorin e parë të vitit, INSTAT bëri të ditur se Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) vlerësohet me rritje prej 2,72%, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2022.

Ky është ritmi më i ulët i rritjes që nga tremujori i tretë i vitit 2020, kur vendi po vuante pasojat e pandemisë. Disa prej sektorëve që janë ndër kredimarrësit kryësorë shënuan rritje minimale.

Aktiviteti i industrisë, energjisë dhe ujit pati një rritje me 1,23%. Aktiviteti i ndërtimit pati një rritje me 4,54%. Grupi i aktiviteteve tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor pati rritje prej 3,52%.

Në kahun tjetër, interesat e kredive kanë qenë në rritje të vazhdueshme deri në mars, si rrjedhojë e politikës monetare shtrënguese të ndjekur nga Banka e Shqipërisë, që e ka rritur normën bazë disa herë që nga marsi i 2022-t, duke e çuar në 3% aktualisht nga 0.5% që ishte mbi një vit më parë. Kjo tendencë u reflektua në shtrenjtimin e interesave të kredive e për rrjedhojë dhe të kësteve mujore që paguhen nga bizneset dhe individët./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit