Kryeministri holandez Mark Rutte ka thënë se do të largohet nga politika pasi qeveria e tij e koalicionit u rrëzua të premten me radhë për shkak të politikave të azilit.
Pas gati 13 vjetësh në pushtet, Rutte është një nga liderët me jetëgjatë në Evropë.
Ai tani po drejton një administratë “të lënë në kujdestari” derisa zgjedhjet e reja të mbahen në nëntor.
Rutte i tha parlamentit se nuk do të kandidojë për një mandat të pestë në detyrë dhe se do të largohet nga politika pas zgjedhjeve.
Deputetët holandezë do të votojnë më vonë për një mocion mosbesimi të paraqitur nga opozita në një përpjekje për ta rrëzuar atë.