Prokuroria e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit i kërkon Kuvendit leje për të arrestuar ish-zv/ kryeministrin Arben Ahmetaj.
Deputeti akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe deklarim i rremë dhe fshehje pasurie.
Për këto tre vepra penale është kërkuar arrestimi i tij. Kërkesa është protokolluar në Kuvend.
Tashmë është në dorën e Partisë së Socialiste nëse do të dorëzojë Ahmetajn në qeli.
Hetimet nisën pas denoncimeve për inceneratorët, por më pas u zhvendos te pasuria, vilat në Hamallaj dhe Palasë.
Pak ditë më parë Ahmetaj ishte në SPAK për të dëshmuar.