-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri i ri i Brendshëm, Bardhi në “5 Pyetjet”: Balla, personi i dytë pas Edi Ramës me lidhjen më të konsoliduar me krimin e organizuar

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo foli edhe për zgjedhjen e Taulant Ballës si ministër i ri i Brendshëm, vend që deri dje e mbante z. Blendi Çuçi.

Sipas Bardhit, Taulant Balla është njeriu i dytë pas Edi Ramës me lidhjet më të konsoliduara me krimin e organizuar, ku përmendi lidhjet e tij me anëtarë të grupeve kriminale, ku si shembull solli grupet në Elbasan.

“Taulant Balla është politikani i dytë pas Edi Ramës me implikimet më të mëdha me grupet kriminale.  Shtabi elektoral i vendosur në Elbasan ishte një grup kriminal, nën ndikimin e Taulant Ballës.

Pra, është personi i dytë me lidhjen më të konsoliduar me krimin e organizuar. Ai është njeriu më i papërshtatshëm në Ministrinë e Brendshme”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij Gazment Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit