Çifti i famshëm i Big Brother Vip në Kosovë, Gresa Hoti dhe Andi Artani raportohet se i kanë dhënë fund lidhjes pas disa kohësh krizë në marrëdhënien e tyre.
Vetëm pak javë më parë ata publikuan një foto ku shfaqeshin së bashku, teksa shkruanin “Kështu do na keni deri në pleqëri”.
Por mesa duket, kjo “pleqëri” erdhi më herët nga sa ishte parashikuar, kjo pasi flitet së fundmi se dyshja i kanë ndarë rrugët përfundimisht me njëri-tjetrin, duke i dhënë fund lidhjes së tyre.
Sipas “Prive”, pushimet e fundit të Gresës në Ibiza janë bërë “mollë sherri” që çifti në fjalë të ndahen përfundimisht.
Teksa bukuroshja nga Malisheva vazhdon të ndodhet në shtetin spanjoll duke shijuar pushimet solo, Andi në anën tjetër ndodhet në Kosovë.