-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenca: Rama i solli Begajt emrin e Ballës për Ministër të Brendshëm

Kryesoret

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka dërguar në Presidencë propozimet për ndryshimin më të fundit në qeveri. “Referuar interesit tuaj mbi ardhjen në Institucionin e Presidentit të Republikës të propozimit për emërimin e z. Taulant Balla Ministër i Brendshëm, ju informoj që ky propozim sapo ka mbërritur” njofton Presidenca. Sipas Kushtetutës, përgjigjja nga presidenca kthehet brenda 7 ditësh, ndërsa më pas i mbetet parlamentit të shqyrtojë dekretin brenda 10 ditësh.

Dy ditë më parë, Rama njoftoi përmes rrjeteve sociale shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe zëvendësimin e tij me Taulant Ballën. Shkarkimi i ministrit Çuçi erdhi disa ditë pas ngjarjes së rëndë në Krujë, ku persona të afërt me deputetin Rrahman Rrahja dhunuan mizorisht dy kushërinjtë Maja në lidhje me një denoncim që ata kishin bërë për dëmet që iu ishin shkaktuar në shtëpi nga një gurore.

Për këtë ngjarje, dorëzoi mandatin dhe vetë deputeti Rrahja, i cili pritet të zëvendësohet në Kuvend nga Arkend Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit