Brenda një ore Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka firmosur dekretin e shkarkimit nga detyra të Bledi Çuçit dhe emërimin e Taulant Ballës në postin e ministrit të Brendshëm.
Në orën 13:58 minuta zyra e shtypit të kreut të shtetit njoftoi se erdhën dekretet e kryeministrit dhe pas një ore erdhi njoftimi i dytë i firmosjes së dekreteve.
Tashmë në seancën e radhës në Kuvend ditën e enjte do të votohen dy dekretet për shkarkimin dhe emërimin duke zyrtarizuar Taulant Ballën në krye të Ministrisë së Brendshme.