Një autobus me rreth 50 persona në bord mori flakë brenda tunelit ”Monte Giugo”, në seksionin midis Recco dhe Nervi në drejtim të Genovas.
Pasagjerët kanë arritur të dalin të gjithë nga tuneli, por raportohet për të paktën 25 të asfiksuar dhe 37 persona në total të plagosur ku përfshihen një djalë 9-vjeçar, një grua shtatzënë dhe shoferi i cili është në gjendje të rëndë sipas “Secolo XIX”.
Autoritetet italiane kanë thënë se zjarri që përfshiu autobusin me të paktën 50 turistë brenda, është shkaktuar nga mbingrohja e mjetit.