Një aksident tragjik është regjistruar ditën e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldre.
Një furgon i drejtuar nga Agim Subashi ka përplasur një motor dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi 78-vjeçar, Mark Luci.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve.