Një video-dokument i momentit kur 71-vjeçari nga Peruja vrapon për të shpëtuar, pasi rrëmbeu celularin nga çanta e një gruaje në aeroportin Eleftherios Venizelos, është publikuar nga mediat greke.
Policia ka vijuar arrestimin e tij, në kuadër të autoforos të së dielës në Pire, për vjedhje të dalluara me profesion dhe në vijimësi dhe falsifikim certifikatash.
Më konkretisht, i pandehuri i ka marrë një celular nga çanta një gruaje në aeroport dhe më pas është arratisur. Pas një hetimi, rezultoi se i huaji, pas vjedhjes, ka hipur në një autobus me destinacion zonën e Pireut, ku pas kontrolleve është lokalizuar dhe arrestuar.
Në posedim të tij u gjetën celulari i marrë, i cili i atribuohej viktimës, si dhe patentë shoferi fals. Janë identifikuar edhe 4 raste të tjera të vjedhjes së celularëve dhe kuletave nga persona në aeroport.
Bëhet me dije se 71-vjeçari ka shqetësuar edhe më parë autoritetet për vepra të ngjashme. I arrestuari është dërguar në prokurorin kompetent.