-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Votimi në Komision për kanabisin mjekësor, Meta: Legalizim ‘de facto’ i trafikut të drogës!

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për votimin për kanabisin mjekësor në Komisionin e Shëndetësisë. Meta thotë se kjo nismë shërben si legalizim ‘de facto’ të trafikut të drogës.

“Votimi nga deputetët e “Rilindjes” në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë të Projektligjit për Legalizimin e Kanabisit për gjoja qëllime mjekësore është legalizimi “de facto” i trafikut të drogës, që ka pushtuar vendin, si dhe legalizimi i zbrazjes së depove me kanabis të narkotrafikantëve.

Ky votim është zbatimi direkt i urdhrave të narkotrafikut, që ka kapur peng qeverisjen e vendit të kthyer në narkoshtet. Ky votim është një atentat ndaj shëndetit dhe të ardhmes së qindra mijëra të rinjve.

Integrimi europian dhe anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian ka marrë një goditje tepër të rëndë dhe të qëllimshme.”-shkroi Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit