-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ahmetaj drejt burgut! Tabaku: Buxheti i shtetit vazhdon që të paguajë inceneratorët

Kryesoret

Deputetja Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat u shpreh sot se dosja e SPAK për Arben Ahmetajn, faktoi çdo akuzë të ngritur nga Komisioni Hetimor Parlamentar për aferën 430 milion euro të inceneratorëve, që drejtoi vitin e kaluar. Deputetja tha se ndërkohë që Ahmetaj po shkon drejt burgut, shqiptarët ende po paguajnë për inceneratorët.

“Ndërsa flasim inceneratori i Fierit ka kërkuar rritjen e kostos së pastrimit nga bashkia Fier, inceneratori i Tiranës derdh në lumin Erzen mbetjen toksike të Liksiviatës duke dëmtuar shumë mjedisin dhe natyrën por edhe duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Pyetja që çdokush bën sot është; si ka mundësi që me gjithë këto arrestime, akuza dhe fakte ende sot shqiptarët paguajnë me paratë e tyre tre instalacionet e korrupsionit në Shqipëri?

Prandaj përtej përgëzimeve të mia ndaj SPAK për guximin për të hetuar dhe dërguar përpara bankës së të akuzuarve një zv kryeministër, mbetet dhe një tjetër kujtesë. Dosja e inceneratorëve është në të vërtetë një dosje e plotë dhe e vetme.

E kuptoj presionin mbi ju! Përpjekjen për ta zhbërë! Por, ne dhe mbi të gjitha shqiptarët besojnë tek ju sepse e dinë që ju keni vetëm presionin e drejtësisë dhe zbatimit të ligjit.

Koha është që ne të vazhdojmë në këtë rrugë të nisur që 80% e shqiptarëve që besonin se kjo aferë është realisht korruptive, të marrin përgjigjen e tyre. Sytë e gjithë shqiptarëve padyshim janë gjithnjë e më shumë nga ju. Koha është të dëshmojmë të gjithë përgjegjësi institucionale dhe jo vetëm” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit