-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akuzat e rënda të Luçiano Boçit: Prokuroria dhe PS më përgjuan

Kryesoret

Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi  në një deklaratë për mediat ka renditur të gjitha shkeljet ligjore dhe presionet e bëra gjatë fushatës elektorale të 14 majit 2023 nga shteti policia administrata dhe jo vetëm,  sipas tij.

“Prokuroria e nisi një përgjim ambiental në Elbasan me dy pajisje më të fundit por nuk i solli për të përgjuar grupin kriminal por pajisjet u sollën për të përgjuar kandidatin e opozitës, shtabin elektoral të tijin, bashkëpunëtorët e tij politik dhe kjo është bërë që nga prilli në mënyrë sistematike në mënyrë që të krijonin një skenar të ngjashëm si të Himarës,” akuzoi Boçi.

“Të gjitha faktet e dëshmuara tregojnë qartazi që në Elbasan dhe jo vetëm në Elbasan nuk pati fushatë elektorale,” tha ish-kandidati për Bashkinë e Elbasanit.

Boçi tha gjithashtu se 3 javë para zgjedhjeve, në një takim me zonjë Glover e cila ishte dhe shefja e misionit të vëzhgimit të OSBE/ODIHR i kishte paraqitur shqetësimin i cili vinte nga dhuna në terren, por edhe nga deklaratat personale të kryeministrit i cili, sipas tij, kërcënonte hapur që nuk do të financonte ata kandidatë të opozitës që do të fitonin zgjedhjet e bashkive.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit