Gati 10,000 emigrantë të cilët kanë arritur me varka në Britani në katër muajt e fundit mund të përfitojnë një “amnisti” nga masat e ashpra të emigracionit të qeverisë.
Nëse kalon fazën e “ping-pongut” midis dy Dhomave sot dhe nesër, projektligji për amnistinë ndaj emigrantëve mund të fitojë miratimin mbretëror dhe të bëhet ligj brenda disa ditësh.
“Amnistia” do të favorizonte emigrantët që ndodhen atje që të kërkojnë azil sipas rregullave ekzistuese që do të thotë se shumë prej tyre ka të ngjarë të qëndrojnë në Britani për një kohë të pacaktuar.
Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, ka thënë më parë se çdo emigranti që ka mbërritur që nga marsi në rrugë të paligjshme, do t’i ndalohet të bëjë kërkesë për azil.