Prokuroria e Posaçme ka mbledhur prova të shumta kundër ish-zv/ kryeministrit Arben Ahmetaj në lidhje me dosjen e inceneratorëve.
Dy bosët e djegësave Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri i kanë dhënë gati 500 mijë euro pasuri dhe i kanë paguar shumë udhëtime Ahmetajt.
SPAK gjatë kontrolleve që ka bërë në vilat në Hamallaj dhe Palasë ka gjetur një telefon që pretendon se është i deputetit socialist.
Zyrtarja: Ahmetaj më thirri në zyrë dhe më bëri presion të firmosja për inceneratorët
Nga hapja e telefonit kanë rezultuar 138 biseda telefonike me Mërtirin dhe mbi 3 mijë mesazhe të shkëmbyera.
Edhe me charter! 13 udhëtimet e luksit mes Ahmetajt, Zotos, Mërtirit, Kokës e Bllakos
Në biseda sipas SPAK-ut është folur nga 2012 dhe deri në vazhdim për aferën e inceneratorëve dhe jo vetëm.
Dosja 500 mijë Euro, vila dhe udhëtime! 6 rastet që SPAK “gozhdoi” Ahmetajn
Në bisedat telefonike dalin edhe emra të tjerë të njohur, ish-kryebashkiakë dhe deputetë socialistë.
LEXO KETU– Të gjitha lajmet për dosjen e Arben Ahmetajt