Data 14 korrik do të jetë data kur ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici do të dalë para Gjykatës së Apelit të Posaçëm në orën 11:00.
Gjici u arrestua me 24 qershor nën akuzën e korrupsionit pasiv. Akimimin e tij për masën lehtësuese do ta shqyrtojë gjyqtarja Saida Dollani e cila u caktua me short.
Ish-kryebashkiaku i Kukësit ankimoi masën e arrestit me burg duke u shprehur se nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit.
Pas arrestimit të tij në lidhje me video skandalin ku ai shihet teksa kryen marrëdhënie seksuale me një vajzë në ambientet e zyrës së bashkisë, SPAK po kryen veprime hetimore për të parë nëse ka persona te tjerë që e kanë ndihmuar gruan për të realizuar videon.