-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Roja bregdetare e Spanjës shpëton 86 emigrantë nga anija e humbur

Kryesoret

Roja bregdetare spanjolle ka shpëtuar 86 persona nga një varkë emigrantësh që u zhduk më shumë se një javë më parë. Ndër të shpëtuarit janë 80 burra dhe 6 gra.

Anija thuhet të ketë qenë 130 km në jug-perëndim të Ishujve Kanarie dhe po transportonte njerëz nga Afrika Sub-Sahariane.

Rojet bregdetare u ndihmuan nga një anije me kontejnerë.

Dy varka të ngjashme me dhjetëra persona të tjerë thuhet se janë ende të zhdukur.

Një grup ndihme për migrantët, tha për BBC se njëra varkë kishte rreth 65 persona në bord,  ndërsa tjetra deri në 60.

Grupet e kërkim-shpërimit kanë thënë se anija më e madhe kishte 200 njerëz në bord, duke përfshirë shumë fëmijë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit