-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stoltenberg: Turqia mbështet anëtarësimin e Suedisë në NATO

Kryesoret

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka pranuar të mbështesë ofertën e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n, sipas shefit të aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg.

Ai tha se udhëheqësi turk do të përcjellë ofertën e Suedisë në parlamentin e Ankarasë dhe do të sigurojë ratifikimin e saj.

Ndërkohë kryeministri suedez Ulf Kristersson u shpreh se është i lumtur dhe se kjo është një ditë e mirë për Suedinë.

Duke reaguar për këtë lajm, presidenti i SHBA Joe Biden tha se ai përshëndet angazhimin e Presidentit Erdogan për të vazhduar me ratifikimin e shpejtë.

“Jam gati të punoj me Presidentin Erdogan dhe Turqinë për rritjen e mbrojtjes dhe parandalimit të rrezikut të mundshëm në zonën euro-atlantike. Mezi presim kryeministrin Kristersson dhe Suedinë si aleatin tonë të 32-të të NATO-s,” thuhej në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Stoltenberg bëri të ditur marrëveshjen të hënën në mbrëmje pas bisedimeve midis liderëve në kryeqytetin lituanez Vilnius.

Shefi i NATO-s e përshkroi atë si një hap historik, por theksoi se nuk mund të jepej një datë e saktë se kur Suedia do të bashkohet me aleancën ushtarake pasi kjo mbetet në dorë të parlamentit turk.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit