-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjike, fëmija i vogël gjendet i vdekur në plazh, dyshimet e para

Kryesoret

Një vogëlush u gjet i vdekur mëngjesin e së martës në një plazh pranë qytetit të Tarragona në brigjet e Mesdheut të Spanjës. Policët që po hetojnë rreth kësaj ngjarjeje besojnë se është fëmija i emigrantëve që u mbytën duke u përpjekur të arrinin në Evropë.

Fëmija, 2-3 vjeç, u gjet në Ronda de Berra, një qytet bregdetar në Bregun e Artë midis Tarragona dhe Barcelonës, sipas autoriteteve komunale.

Kryetari i bashkisë së Ronda de Berra, Pere Virgili, i tha radiostacionit RAC1 se një nga teoritë që autoritetet po shqyrtojnë është se është fëmija emigrant që u mbyt në det. Një burim policor tha megjithatë se do të presin rezultatet e autopsisë për të përcaktuar origjinën e fëmijës dhe shkakun e vdekjes së tij.

Zona është rrethuar dhe policia u ka kërkuar banorëve dhe turistëve që të shmangin zonën deri në përfundimin e hetimeve.

Virgilly tha se vogëlushi u gjet nga punëtorët e bashkisë që kishin shkuar për të pastruar plazhin, herët në mëngjes. Ai ishte në gjendje dekompozimi të avancuar dhe kishte veshur rroba “të pazakonta për një fëmijë që shkonte (me pushime) në det”.

Emigrantët që arrijnë në bregun lindor të Spanjës, duke kaluar Mesdheun, zakonisht nisen nga Algjeria. Sipas organizatës bamirëse spanjolle Walking Borders, kjo rrugë është e dyta më vdekjeprurëse në Mesdhe në pesë vitet e fundit. Vetëm në vitin 2022, rreth 464 njerëz humbën jetën në 43 mbytje anijesh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit