Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit ra dakord në unanimitet për raportin që dërgoi në Kuvend për votim për pranimin e kërkesës së SPAK-ut për të arrestuar Arben Ahmetajn.
Por dy palët u ndanë për seancën. PD kërkoi që raporti të futet në seancën e nesërme të Kuvendit, por PS e shtyu për të hënën në orën 17:00.
“Këshilli me votë unanime vendosi dhënien e autorizimin për arrestimin e deputetit Arben Ahemtaj. U ndamë tek koha që seanca duhet ta miratojë.
Opozita kërkoi sot që të bëhet nesër, por PS e shtyu për të hënën. Nesër ne do të kërkojmë që të ndryshohet rendi i ditës dhe të futet në seancë” tha ai.
Por kush janë emrat e tjerë në dosje që përmenden? “Përmendet Damian Gjiknuri, Ermonela Felaj, ka të dhëna për dy ish-kryetarë bashkie, Nasufi dhe Zeqo, Engjëll Agaçi.
E gjithë kjo organizatë kriminale. Gjiknuri ka udhëtuar se është në dosje” tha ai.
Kishte një kërkesë për Arben Ahmetajn. “Avokatët erdhën dhe bënë politikë. Kërkuan mëshirë nga deputetët për klientin e tyre. Mëshirë për ata që bëjnë korrupsion nuk ka. Pohuan që kanë komunikuar me Ahmetajn dhe se do të kthehet.
Qëndrimi ynë është që do të duhet të ishte kthyer. Një lutje, Ahmetaj të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Afera duhet të zbardhet e plotë” tha ai.