Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në ditën e dytë të Samitit vjetor të NATO-s në Vilnius të Lituanisë.
Duke folur me gazetarët, Zelensky tha se ai ka “tre pika prioritare” në rendin e ditës së sotme.
3 pikat e Zelensky-t lidhen së pari me një paketë të re armësh, së dyti me një ftesë për anëtarësim në NATO dhe e treta me një garanci sigurie për Ukrainën në rrugën drejt NATO-s.
“Ne duam të jemi në të njëjtën faqe me të gjithë me mirëkuptimin tuaj… dhe e kuptoj se do ta kemi këtë ftesë kur ta lejojnë masat e sigurisë”, tha Zelensky, duke iu referuar ofertës së Ukrainës për anëtarësim në NATO.
Sot Ukraina do të marrë pjesë në takimin e parë inaugurues të Këshillit NATO-Ukrainë dhe do të mbajë takime dypalëshe me liderët perëndimorë.