-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inceneratorët “dogjën” 103 mln euro deri në qershor 2023

Kryesoret

Projektet e inceneratorëve do të mbahen mend për numrin e lartë të zyrtarëve publikë që shkuan para drejtësisë, por në të njëjtën kohë edhe si një precedent që, pavarësisht veprave penale që shkaktuan, u financuan nga buxheti i shtetit me taksat e shqiptarëve, në injorim të plotë të moralit qeverisës dhe ligjeve të shtetit.

Teksa Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka kërkuar Kuvendit dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zv.kryeminisrit Arben Ahmetaj, ndërkohë që në burg janë një seri zyrtarësh të lartë dhe ish-ministra, buxheti i shtetit vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2023 financoi me 586,5 milionë lekë (5.5 milionë euro) inceneratorin e Tiranës.

LEXO KETU– Të gjitha lajmet për dosjen e Arben Ahmetajt

Që nga fillimi i projekteve, pagesat progresive për të tre inceneratorët, Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, kapin vlerën totale 11 miliardë lekë (103 mln euro) deri në fund të qershorit 2023, sipas të dhënave zyrtare nga Thesari i Ministrisë së Financave që raportohen nga “Open Data Albania”.

Më herët, burimet e rezervuara nga Ministria e Financave i pohuan “Monitor” se pagesat buxhetore për inceneratorët mund të bllokoheshin, por më parë duhet të nisë një hetim administrativ nga ministria e linjës që mbikëqyr kontratat, që në këtë rast është Ministria e infrastrukturës dhe Energjisë.

Deri më tani qeveria nuk ka marrë hetime administrative ndaj kompanive, madje ministritë e linjës hezitojnë të raportojnë edhe të dhënat periodike mbi kontratat dhe stacionet e punimeve siç i detyron ligji.

Një praktikë e ngjashme po ndodh edhe me koncesionet në sektorin shëndetësor, ku ka mungesa të theksuara në raportimin dhe monitorimin e treguesve, teksa fondet ndaj tyre po rriten vit pas viti edhe më shumë se parashikimet në kontrata./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit