Në vitin 2013, meqë Ministër i Financave u vu një burokrat i kujdesshëm si Profesor Shkëlqim Cani, për herë të parë vendimmarrja për investimet publike ose çdo vendim që lidhej me llogarinë e shpenzimeve kapitale iu hoq Ministrit së Financave dhe iu kalua me VKM Ministrit të Ekonomisë, Ahmetajt.
Pra, për herë të parë Ministri i Financave kujdesej për tavanet buxhetore të çdo ministrie, për mbarëvajtjen e buxhetit, por lista e investimeve ku e si do të investohej miratohej nga Ministri i Ekonomisë.
Pra atij iu dhanë të gjitha kompetencat e Ministrit të Financave dhe shërbente si personi autorizues i investimeve publike.
Domethënë një “Jo” e tij e hiqte përfundimisht një projekt nga lista e investimeve, sikundër një “PO” e tij e bënte atë pjesë të investimeve të buxhetit të shtetit.
Ministri i financave kujdesej të ishte brenda tavaneve buxhetorë afatmesme edhe për risqet në buxhet.
Këto kompetenca u kthyen aty ku duhej të ishin, pra tek Ministri i Financave në shkurt të vitit 2016 kur hoqën Profesor Shkëlqim Canin, dhe në krye të ministrisë sollën ministër pehlivanin Ahmetaj!
Madje në Ministrinë e Financave në vitin 2016, ngaqë shpenzimet kapitale ose investimet nuk realizoheshin, filluam edhe të këndonim:
“Ky ministër merr me vete
investimet kudo shkon,
kanë tre vjet që s’realizohen,
por prapë Beni menaxhon!”
Çfarë vlere ka miratimi në parim kur ministri i Ekonomisë ka pasur këto kompetenca nuk do shumë njohuri juridike për tu kuptuar.
Vetëm ndonjë analist i gjithëditur mund të ngatërrohet.