Në hyrje të Kryesisë së Kuvendit dy avokatët e Arben Ahmetajt, Ardian Vishaj dhe Henrik Ligori të pyetur nga gazetarët se ku ndodhet klienti i tyre deklaruan se “Nuk kthejmë dot përgjigje tani” thanë ata.
Këshilli për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet do të mblidhet sërish për herë të dytë pas pak minutash pas kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.
Këshilli i Mandateve u mblodh të martën dhe zhvilloi katër orë diskutime. Arben Ahmetaj nuk ishte i pranishëm, por dy avokatët e tij mbrojtës u përballën me kërkesën e SPAK-ut për dhënien e autorizimit për arrestimin e tij.
Avokatët kërkuan më shumë kohë për të shqyrtuar dosjen e mbërritur nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme.
Vjen Dumani! Gati mbledhja për heqjen e imunitetit të Ahmetajt