E diela ishte një ditë tragjike. Babai me dy djemtë ndërruan jetë në Kavajë. U mbytën në det në Vilë Bashtovë. Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij 13 dhe 17 vjeç kishin shkuar për të pushuar, por u kthyen të vdekur. Elvisi la pas gruan dhe një vajzë.
Njëri prej miqve të tij, Albert Karanxha ka hapur një llogari në “GOFUNDME” me apelin që shqiptarët të kontribuojnë për mbledhjen e të ardhurave për familjen e të ndjerit.
Ai u shpreh se deri tani janë mbledhur “10 mijë paund dhe 3-4 mijë euro në cash për familjen. Elvisi ka lënë goxha borxhe. Duam ta ndihmojmë”.
Klikoni KËTU për të kontribuar
Ai iu rikthye edhe njeherë ngjarjes së rëndë. “U fut për t’i shpëtuar djemtë, por nuk dolën dot asnjë gjallë. U fut i vogli, pastaj i madhi, pastaj shkoi edhe ai”.
Por si e mori vesh lajmin e zi? Karanxha thotë se e telefonoi policia, pasi makina që Elvisi kishte shkuar në Vilë Bashtovë me djemtë ishte e tij. “Më mori policia dhe më pyet, kush e ka makinën? Një miku im, i thashë.
Çfarë ka ndodhur? E pyeta. Të rroni vetë, më tha. Njoftova nusen e tij. Ajo nuk e dinte. Në shtëpi nuk kanë televizor. Janë me shumë probleme ekonomike” tha ai duke bërë apel edhe njëherë tjetër për ndihmë.
Me lot në sy! Miku rrëfen si u mbyt babai me dy fëmijët në Kavajë: U fut i vogli, vrapoi…