-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD kundër, kanabisi kalon në parim! Manastirliu: Do e mbjellim për të huajt

Kryesoret

Debat dhe akuza. Komisioni i Ekonomisë miratoi në parim projektligjin për legalizimin e kanabisit.

Opozita kundërshtoi. Deputetët e PD-së kërkuan që projektligji të mos votohet, pasi pretendojnë se nuk kanë informacionin e duhur. Jorida Tabaku e cila i kërkoi kreut të komisionit Eduart Shalsit që të mos votohet ditën e sotme, pasi kërkojnë më shumë informacion nga qeveria për zhvillimin ekonomik që do ketë sektori në të ardhmen.

Nuk e kuptoj këtë nxitim. Një mazhorancë që merr një in të tillë të mos ketë numra për ta mbështetur por të mbështet në lojëra si këto që bëni ju e hedh në votim me shpejtësi për të përfituar nga prezenca jonë” tha Edmond Spaho.

Më duket e papranueshme që të thuash jeni kundër dhe s’kemi për të folur fare. Me konstruktivitetin maksimal duke licencuar të gjitha, i kemi bërë pyetjet dhe kemi kërkuar informacion. Nuk më duket normale kjo mënyrë e drejtimit të komisionit. Nuk e hedh dot ligjin për ndryshim pa u sqaruar ne akoma.

Kjo është hera e parë që ky kom diskuton ekonomi të re dhe informacioni që ne kemi është i mangët. Nuk ka asnjë informacion për zhvillimin ekonomik që do ketë sektori në të ardhëm. Qeveria shqiptare për herë të parë ka sjell një ligj që thotë do hapim një sektor dhe s’kemi informacion” u shpreh më tej Tabaku.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se gjithçka do të jetë e kontrolluar dhe e monitoruar. “Kjo hap një degë të re ekonomie. Ashtu sikur vendet e tjera kanë eksperiencë. Ka një trend në rritje. Gjermania vijon që të jetë importe për produktet dhe nënproduktet e kanabisit. Të gjitha faza janë të kontrolluara. Importi i farës së fidanit, kultivimi i kontrolluar, nënprodukti, qarkullimi dhe deri në eksport. Të gjitha do të shkojnë për eksport, jo përdorimit në vend” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit