Presidenti i Francës, Emanuel Macron do të vijë së shpejti në Tiranë. Lajmin e ka dhënë Edi Rama. Kryeministri shqiptar ka zhvilluar një takim me kreun e shtetit francez gjatë samitit të NATO-s në Lituani.
“Vilnius, Lituani – Me Presidentin e Francës, Emanuel Macron, i cili po përgatitet për të ardhur në Tiranë” shkruan Rama.
Takimi nuk ka qenë kokë më kokë, por me delegacionet. Edi Rama ka qenë i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Peleshi dhe shefja e SHISH, Vlora Hyseni.