-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mësuesit në Korçë pa rrogë, kreu i sindikatës: Me atë ushqehen

Kryesoret

Kryetari i sindikatës së pavarur të mësuesve ka ngritur shqetësim këtë të mërkurë se mbi 100 arsimtarë në Korçë e Maliq janë ende në pritje të rrogës së qershorit.

Leonard Trebicka tha para mediave se ky është një shqetësim shumë i madh pasi shumë mësues mbajnë familjen vetëm me atë rrogë.

Trebicka tha gjithashtu se mësuesit nuk e kishin bërë publik rastin pasi kanë pasur frikë por i kanë kërkuar atij që të ngrejë zërin.

Ai tha se pas bisedave të zhvilluara me drejtuesit e zyrave arsimore, pritet që pagat të kalojnë në thesar ditën e stome.

“Mësuesit kanë patur frikë dhe nuk e kanë bërë diçka të tillë për në media. Nga ajo që kam diskutuar me drejtuesit shkak është thesari që nuk ka para të gjenerojë nga Ministria e Financave te buxheti i arsimit. Nëndrejtorët e ZVA- ve janë duke pritur para kompjuterit për ti dhënë “ok”. Është hera e parë në qarkun e Korçës që vonohen rrogat”,-tha Leonard Trebicka, kryetar i sindikatës së pavarur të mësuesve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit