Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e kishte paralajmëruar takimin e parë historik të Këshillit NATO-Ukrainë, i cili sapo është ngritur nga statusi i tij i komisionit në një sinjal mbështetjeje për vendin e shkatërruar nga lufta.
“Ky është një moment vërtet historik: aleatët dhe Ukraina të ulur krah për krah si të barabartë për të adresuar vizionin tonë të përbashkët për sigurinë euroatlantike”, tha Stoltenberg, duke mirëpritur presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Ne duhet të vazhdojmë dhe të zgjerojmë më tej mbështetjen tonë për të ndihmuar Ukrainën të çlirojë tokën e saj dhe të pengojë agresionin e ardhshëm rus”, tha Stoltenberg.
“Në këtë samit, ne kemi riafirmuar se Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës dhe kemi marrë vendime për ta sjellë Ukrainën më afër NATO-s. Sot takohemi si të barabartë dhe mezi pres ditën që të takohemi si aleatë,” shtoi kreu i NATO-s.