Këshilli për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet do të mblidhet sërish për herë të dytë pas pak minutash pas kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.
Këshilli i Mandateve u mblodh të martën dhe zhvilloi katër orë diskutime. Arben Ahmetaj nuk ishte i pranishëm, por dy avokatët e tij mbrojtës u përballën me kërkesën e SPAK-ut për dhënien e autorizimit për arrestimin e tij.
Avokatët kërkuan më shumë kohë për të shqyrtuar dosjen e mbërritur nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme. Avokatët bënë me dije para këshillit se Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri, por siguruan se nuk është në arrati. Megjithatë nuk bënë të ditur se ku është konkretisht.