Etleva Biçaku nga fshati Thanasaj i Lushnjës, është gjetur pas dy vitesh kërkime nga familjarët e saj.
Ajo u largua nga shtëpia dy vite më parë në 29 janar të vitit 2021 dhe pas kërkimeve të pareshtura të familjarëve është gjetur ditën e sotme në Libofshë të Fierit.
Aktualisht, Etleva Biçaku ndodhet në Komisariatin e Policisë, ku priten të mbërrijnë familjarët e saj.