-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vjen versioni i fundit/ Gazetari: Ahmetaj u arratis në “parajsën” e kriminelëve

Kryesoret

Gazetari Bledian Koka ka folur për arratisjen e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj pas kërkesës së SPAK në Kuvend për t’i hequr mandatin dhe për ta arrestuar. Koka zbuloi një tjetër vendndodhje të Ahmetaj, ku sipas gazetarit ish-zv/kryeministri ndodhet në Dubai që njihet si “parajsa” e kriminelëve jo vetëm shqiptarë.

Sipas informacionit që unë kam zoti Ahmetaj ndodhet në Dubai. Tashmë në Dubai nuk do të kemi vetëm çunat problematik. Kudo qoftë ai praktikisht është në arrati dhe pse nuk është zyrtarisht në kërkim pasi edhe në këto momente që po flasim ai është akoma një deputet i parlamentit të Shqipërisë, anëtar i Grupit Parlamentar i PS si dhe mbart mbi vete të gjitha detyrat që ka pasur si ministër.

Në mandatin e tretë Rama po shkëlqen me zv.kryeministrin e tij në arrati përballë drejtësisë dhe kjo ka dy probleme pasi na tregon se çfarë mazhorance dhe çfarë shumice e qeveris këtë vend. Gjatë ditëve në vijim do të dëgjojmë edhe emra të tjerë pasi në këto momente pjesë e këtyre pagesave të bosëve të inceneratorëve edhe pse lidhjet ne si media i kemi pasur si raportim, kur Ahmetaj shpëtoi kokën e tij kur u përplasën në Maqedoni dhe gjithë dynjaja e di miqësinë e tyre” tha ai tek SyriTv.

Avokatët: Ahmetaj iku nga Shqipëria për arsye familjare

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit