-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç kërcënon deputeten britanike, Parlamenti i Anglisë: Deklaratë e papranueshme

Kryesoret

Parlamenti i Britanisë së Madhe ka reaguar pas deklaratave të deputetes Alicia Kearns se është kërcënuar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Në reagimin e tyre Parlamenti dhe deputet janë shprehur se kërcënimet që kanë për qëllim frikësimin e deputetëve janë të papranueshme. Madje u kërkua që të thirret ambasadori serb për të shpjeguar qëllimin e asaj deklarate.

Deputeti britanik, Anthony Mangnall gjatë një debati në Parlamentin e Britanisë së Madhe, lexoi deklaratën e presidentit serb, Vuçiç duke thënë se jo është deklaratë e papranueshme e një kreu të shtetit.

“U alarmova thellësisht kur pashë se e nderuara deputete për Rutland-in, Kryetarja e Komisionit të Përzgjedhur të Punëve të Jashtme, u kërcënua nga presidenti i Serbisë, i cili në përgjigje të fjalimit të saj, tha se tashmë po bëjmë një hetim kundër jush për të parë se çfarë po bëni, për të parë kush ju paguan dhe për të parë pse po e vendosni Republikën e Serbisë në një pozitë të tillë.

Nëse qeveria e Britanisë së Madhe nuk është e gatshme të reagojë, nuk është problem. Ne do të detyrohemi të reagojmë. Kjo është një deklaratë e papranueshme e një kreu shteti. Dhe nuk është thjesht një kërcënim për deputeten e Rutland-it, por një taktikë frikësuese për të gjithë deputetët.

A mund të më qetësojë kryetari, ju lutem, se asnjë presion i ushtruar jashtë këtij vendi, veçanërisht nga qeveritë e huaja, nuk do të rrezikojë kurrë sigurinë ose privatësinë e deputetëve dhe se fuqia e plotë e Parlamentit, do të përdoret për të parandaluar taktikat e bullizmit dhe për të siguruar që deputetët mund të thonë të vërtetën.

A nuk mendon edhe kryetari se ky është një moment në të cilin duhet thirrur ambasadori serb për të shpjeguar këtë qëndrim dhe deklaratë”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit