-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vulin në listën e zeze, ambasada amerikane në Serbi: Të palëkundur para korrupsionit

Kryesoret

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi ka reaguar pas sanksioneve të vendosura ndaj krahut të djathtë të Vuçiç, Aleksander Vulin.

Sanksionet u vendosën nga ana amerikane për të cilën reagoi edhe Vuçiç duke u shprehur se ato janë vendosur për shkak të mbështetjes së tyre ndaj Rusisë

Me anë të një postimi në Twitter, Ambasada thekson se SHBA-të mbeten të palëkundura në ekspozimin e aktiviteteve korruptive dhe se mbështetja e tyre për qytetarët mbetet evidente.

“Ky veprim nuk ka për qëllim asnjë nga institucionet e Republikës së Serbisë. SHBA është e palëkundur në përpjekjet e saj për të ekspozuar ata që janë të përfshirë në aktivitete korruptive dhe destabilizuese që minojnë sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe thellojnë ndikimin malinj të Rusisë në rajon.

SHBA vazhdon të mbështesë qytetarët e Serbisë në rrugën e reformimit të sistemit gjyqësor, luftës kundër korrupsionit dhe krijimit të një të ardhmeje më të mirë”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit