Një gjeneral ukrainas konfirmoi për CNN të enjten se Kievi kishte marrë bomba thërrmuese nga SHBA një javë pasi presidenti amerikan Joe Biden tha se kishte marrë një “vendim të vështirë”.
“Sapo i kemi marrë, nuk i kemi përdorur ende, por ato mund të ndryshojnë rrënjësisht fushën e betejës ,” tha gjeneral brigade Oleksandr Tarnavskiy.
“Armiku e kupton gjithashtu se me marrjen e këtyre municioneve do të kemi avantazh. Armiku do të largohet nga zonat ku mund të përdoren ”, shtoi ai.
SHBA tha se vendimi për t’i dhënë Ukrainës municione thërrmuese ishte për shkak të mungesës së predhave standarde të artilerisë nga Kievi.
Furnizimi me municione thërrmuese është “i përkohshëm”, sipas Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan.
“Pasi prodhimi të arrijë një nivel ku mund të plotësojë nevojat e Ukrainës, atëherë nuk do të ketë nevojë të vazhdojë dhënia e municioneve thërrmuese,” tha ai të martën, duke refuzuar të japë një plan kohor.