-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dorëhiqet drejtori shqiptar

Kryesoret

Pëllumb Vela e ka konfirmuar dorëheqjen e tij nga pozita e drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës. Në një postim në Facebook, ai njofton se gjithashtu ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së ASH-së në Tetovë.

Vela thotë se dorëheqjet i ka dhënë për arsye personale dhe shëndetësore, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Të nderuar qytetarë të Tetovës, të dashur aktivistë të Aleancës për Shqiptarët! Ju njoftoj që sot për arsye personale-shëndetësore kam dhënë dorëheqje nga posti U.D. Drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës dhe të njejtën e kam deponuar në arkivin e Spitalit të Tetovës dhe në atë të Ministrisë së Shëndetësisë. Gjithashtu, kam deponuar dhe dorëheqen time në selin e Aleancës për Shqiptarët dhe nga posti i kryetarit të degës së Aleancës për Shqiptarët–Tetovë”.

“U jam mirënjohes dhe falenderues të gjithë kolegëve të Spitalit, miqve dhe mbeshtetesve të ASH-së për përkrahjen dhe ndihmën gjatë këtyre muajve. Të gjithë juve qytetarë të Tetovës dhe aktivistë të Aleancës për Shqiptarët, ju falënderoj nga zemra për përkrahjen e vazhdueshme! Kontributi im do të vazhdojë dhe më tej si aktivistë i thjeshtë i Aleancës për Shqiptarët”, ka shkruar Vela.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit