Debat i ashpër në Kuvend mes deputetit të PD-së, Gazmend Bardhi dhe socialistes Ermonela Felaj pasi kjo e fundit iu drejtuar kreut të grupit të PD duke i thënë ‘palaço’.
@5pyetjet.alBARDHI
Bardhi i tha se Felaj është pjesë e dosjes së SPAK bashkë me Ahmetajn, ndërsa iu drejtua duke i thënë se është “hajdute dhe familje hajdutësh”, dhe që ka pushtuar Prokurorinë e Tiranës për t’i vënë gjoba bizneseve dhe qytetarëve.
Disa minuta më vonë, Felaj mori fjalën duke i kthyer përgjigje Bardhit dhe opozitarëve të tjerë që e akuzuan. “Do e marr fjalën për replikë. Si replikë me të gjithë at që guxojnë të përdorin pozicionin e deputetit për të nxjerrë frustrimin e tyre gjatë gjithë kohës.
Jam Ermonela Felaj dhe askush në këtë sallë s’më bën dot moral as për fjalët dhe qëndrimet e mia. Janë të shprehur e zeza në të bardhë. Parafolësi i ka bërë jehonë, njihet për gënjeshtra dhe për kopjen. Kaq, kaq për ditën e sotme. Ata kolegë që gënjejnë dhe shpikin, s’më vjen keq, por i meritojnë një për një ato cilësime që i shpreha pak më parë”, tha ajo.
“Mbylle! Palaço”! Plas sherri mes Bardhit dhe Felajt: Burri yt prokuror gjobaxhi