-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kaos në dhënien e shtetësisë shqiptare, institucionet zvarrisin aplikimet

Kryesoret

Me qindra dosje qytetarësh, të cilët duan të marrin shtetësinë shqiptare kanë mbushur institucionet e shtetit duke filluar nga Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme dhe institucioni i Presidentit prej të paktën një viti.

Pjesa më e madhe e dosjeve qëndrojnë në sirtarët e institucioneve prej kohësh, ndërkohë që qytetarët sorollaten nëpër zyrat e shtetit me qëllim dhe pa marrë përgjigje për arsyet e vërteta të bllokimit të procesit.

Nga një hulumtim disa mujor i bërë nga “Telegrafi” në zyrat e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme konstatohet se qytetarëve në shumë raste iu mohohet e drejta e informimit për gjendjen e aplikimit të tyre.

Në rastin më të mirë ata marrin informacione të cunguara që nuk shpjegojnë bllokimin e dosjeve të tyre dhe kalimin e afateve të marrjes e shtetësisë.

Vonesat dhe sorollatjet nuk kanë munguar edhe për qytetarët e Kosovës ose shqiptarët në vendet e rajonit të cilët në disa raste janë edhe më të “diskriminuarit”.

Shumë shqiptarë të Kosovës ose të trojeve të banuara nga shqiptarët në rajon zhgënjehen nga shteti amë teksa bllokohen pa shpjegim në marrjen e një pasaporte të Shqipërisë, që për shumë nga ata është një ëndërr që pritet të bëhet realitet. /Telegrafi

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit