-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërkohet arrestimi i tij nga SPAK, Ahmetaj: Do dal kur e vërteta të ketë marrë rrugë!

Kryesoret

Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka reaguar për herë të parë pas kërkesës së për arrestimin e tij.

Për mes një mesazhi në emisionin “Opinion” Ahmetaj ka mohuar çdo akuzë të ngritur ndaj tij ku ka shtuar se do të flasë vetëm kur të gjithë të kuptojnë se s’ka asnjë lidhje me procedurën.

LEXO KETU– Të gjitha lajmet për dosjen e Arben Ahmetajt

“Do dal kur ju te lexoni dosjen. Do dal kur ju të tregoni që akuzohem se kam pas njohje e shoqëri me një njeri që në atë kohe ka qen njeri normal dhe në punët e veta.
Do dal kur të lexoni që akuzohem për korrupsion se ish gruaja ime ka shit metra katrorë në treg të lirë.

Do dal kur të kuptohet që bashkëjetusja ime dhe familja e saj ka blerë me transaksion të pastër bankar një pronë.

Do dal kur të kuptoni dhe lexoni dhe faktoni se Klodian Zoto s’ka qenë kurrë po kurrë  pronar i asaj pronë që të ishte në gjendje që ta falte apo dhuronte. Do dal kur të lexoni gjithë letrat e mia në favor të interesit publik si ato që shyqyr që dolën sot.

Do dal kur e vërteta të ketë marrë rrugë. Do dal kur ju te bëni pyetje te vërtete se ku ka favorizuar Arben Ahmetaj. Do dal kur ta kuptoni që s’kam pas lidhje me proceduren.

Atëherë do dal. Do dal kur t lexoni se ato biseda të 2012 janë komplet impotente ne aspektin e lobimit apo favorizimit, aq më tepër në opozitë”, shkroi Ahmetaj në mesazh për emisionin ‘Opinion’.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit