-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Damian, ti e përcolle Ahmetajn në arratisje?

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha i kërkoi Edi Ramës që të jetë prezent në Kuvend dhe të japë shpjegime për dosjen e SPAK-ut që kërkon arrestimin e Arben Ahmetajt.

“Mblidhemi në këtë seancë pasi ka ndodhur akti më i turpshëm, më i pashembullt, më i jashtëzakonshëm në historinë e një vendi.

Figura e dytë e narkoqeverisë është arratisur.

Ky është raporti juaj me drejtësinë. Ky është akti më i turpshëm. Pasi ka vjedhur dhe vetëm vjedhur, pasi ka mbushur baulet duke vjedhur më të varfrit e Shqipërisë, ia mbath. Kryen aktin më të ulët, më të turpshëm të një hajduti ordiner.

A jeni ju të vetëdijshëm se ç’do të thotë kjo për një zyrtar, për një deputet,për një ministër?

Si reagoi në këtë mënyrë?

Unë nuk dua t’u them se jeni Ahmetaj sepse nuk është e lehtë të hedhësh akuzën e fajit kolektiv, por faji kolektiv ekziston në doktrinë, në realitet.

Faji kolektiv është në vend që të ndalemi dhe të diskutojmë për këtë ngjarje që tejkalon çdo përmasë, një njeriu që ia servirët shqiptarëve si zëvendësin e Edi Ramës, ikën në mënyrën më të turpshme.

E informuat që të ikte, sepse katër orë para se të vinte njoftimi te parlamenti, ai ishte në Kakavijë.

E përcolle ti Damian apo jo atje? Se dikush e përcolli atje.

Çfarë është ky reagim? Ti Taulant Rraja, e informove Xhaferrin të ikte?

Në vend që të dilni këtu kokulur, t’u kërkoni të falur shqiptarëve, a keni ju moral, cipë shtetari, zyrtari, përfaqësuesi.

Mbaroi koha, por nuk mbarojnë kurrë krimet e kësaj qeverie” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit