Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli ka festuar së fundmi 38-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë kaq speciale për të ai mori urimin dhe dhuratën më të veçantë nga bashkëshortja e tij Kiara Tito.
Mirëpo shumë urime erdhën dhe nga mijëra fansat e tij brenda dhe jashtë Shqipërisë. E duket se kjo gjë ka bërë që këngëtari të thyej dhe një tjetër rekord në rrjetet sociale.
Hashtagu #hbdluiz (Gëzuar ditëlindjen Luiz) është përdorur 105 mijë here në platformën “Twitter” në më pak se 24 orë, duke u bërë kështu trend në Shqipëri dhe Kosovë.
E pas këtij lajmi ka ardhur dhe reagimi i menjëhershëm i, Luizit i cili nëpërmjet një postimi në InstaStory, ai shkroi:
“Faleminderit të gjithëve. Zoti ju bekoftë”