Një shembje masive është regjistruar ditën e sotme në një aks rrugor në Librazhd.
Mësohet se shembja ka ndodhur te vendi i quajtur “Guri i Rezit”. Sasia e madhe e shkëmbinjve të rënë nga shpati i malit bllokoi plotësisht rrugën.
Për fat të mirë, gjatë momentit të shembjes nuk ka patur makina në qarkullim