Ministri i Brendshëm, Taulant Balla pas miratimit ditën e sotme nga Kuvendi ka reaguar për herë të parë pas marrjes së postit zyrtarisht.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Balla u shpreh sese do të bëj gjithçka të mos zhgënjej askënd në kryerjen me sukses të detyrës së Ministrit të Brendshëm.
“Të dashur miq, do bëj gjithçka të mos zhgënjej askënd prej jush që besoni tek unë në kryerjen me sukses të detyrës së Ministrit të Brendshëm në Qeverinë e Kryeministrit Edi Rama duke i shërbyer me përulje çdo qytetari të Shqipërisë sonë.
Do mundohem t’i zhgënjej pozitivisht dhe ata që nuk më votuan sot në Kuvendin e Shqipërisë,” shkruan Balla.