Një kërkesë e kryetarit të grupit të PS-së, Taulant Balla për të mbajtur një minutë heshtje për vrasjet e 2 Prillit të 35 viteve më parë ka sjellë përplasje të forta në Kuvend.
“Nëse kishte një mënyrë për të prishur seancën ishte të ndodhte ky provokim. Të dalë Taulant Balla dhe të përmendë emrat e dëshmitarëve të 2 Prillit është fyerje e madhe.
Urdhri i firmosur nga Gramoz Ruçi në 2 Prill 1991 shkruan se për të paralizuar turmat goditini me armë me qitës të përgatitur.
Mos shkoni të paarmatosur, shkruante Ruçi. Dhe ky (Balla) del dhe provokon opozitën shqiptare” tha Këlliçi.
Deputetja socialiste Bora Muzhaqi tha se “merrni masa për seancën. Shishja me ujë që hodhën drejt kryetarit të grupit më kapi mua”.









