-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ahmetaj “kunja” dhe paralajmërime për Ramën: Ose koka e mbretit, ose ju…

Kryesoret

Kush qeveris e punon, nuk është kurrë dot perfekt. Ju kërkoj ndjesë dhe për këtë”. Më këto fjalë ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka nisur një reagim të gjatë në faqen e tij në Facebook vetëm pak minuta përpara se të mblidhet Kuvendi për të votuar lejimin e arrestimit të tij.

Në fjalën e tij, deputeti socialist ka shumë akuza, “thumba”, “kunja” për miqtë që sot janë bërë armiq, por edhe për lidershipin socialist në mënyrë direkte dhe indirekte.

Falenderoj dhe Kolegët e mi të mazhorancës dhe opozitës për nxitimin e treguar këtë javë” thotë ai. Për Ahmetajn drejtësia e re po kërkon statistika.

I “mirëkuptoj” për këtë, sepse politika dhe drejtësia e re e akoma e hershme për t’u quajtur e maturuar, kërkojnë statistika”.

Një mesazh i koduar shkon edhe për Edi Ramën. “Avokati im në Këshillin e Mandateve citoi një thënie të vjetër nga Franca “E shoh që dy zgjidhje të mundshme ka në tavolinë, ose do të bjerë koka e mbretit, ose ju do të duhet të pranoni dështimin e revolucionit”.

Arben Ahmetaj: Më kanë kërcënuar! Kam prova me mesazh edhe zë!

Kujton atë që ndodhi një vit më parë kur e zhveshën nga të gjitha pozicionet. “E kam përjetuar diku me qetësi, diku me “buzëqeshje të brendshme”, diku me revoltë të brendshme, nxitimin triumfues të largimit një vit më parë, totalisht një sinjal për “të gjitha kafshët e pyllit”, kërcënimin me demek indirekt në një forum partie “se do ikja në të s’ëmës”, habinë dhe thyerjen kur mora vesh se kush nga “tanët”.

Për buxhetin që dha për inceneratorët fajëson ministrat që i kërkuan. “S’e kam bere alokime e rialokime me kerkese gjithmone te ministrive te linje, si minister financash”.

Një tjetër “kunj” për kolegët socialistë. “Nexhmija po te ishte gjalle do thoshte “mua s’me qeka bere asnje nga “non grata” qe eshte leshuar si hijene bashke me te deformuarin e zeshem, apo “miq” me thika blu e roze”. Ai e ka të qartë. “Dikush me tha “ te duan ne burg vella”.

Denoncon se ka marrë kërcënime. “Kam mare kercenime (I kam me screenshot e me ze ndoshta), madje se fundi dhe nje mesazh triumfi  si mirseardhje…Nese do ta meritoj, sigurisht qe do ndodhi…po jo perpara se e verteta te mari rruge e drite”.

Thotë se nuk është arratisur, por nuk thotë se do të dorëzohet. “Me kan quajtur “ne arrati”. Mendoj qe kam ikur per arsye seroze familjare ( nje pjese e miqve te mij e dine perse), dhe besoj e mendoj  kam ikur prpara se kerkesa e SPAK per imuitetin tim te ket shkuar ne poste per te aritur pas disa ditesh ne kuvend”.

Dhe në fund një mesazh tjetër për kryeministrin që thotë se përgjegjësia është personale. “Se fundmi I falenderoj te gjith koleget e mi, te mazhorances dhe opozites qe do te votojne sot, dhe ata qe vrapojne dhe thone qe pergjegjesia eshte personale. Poooo personale eshte kur e shkel. Sidomos per ata te hershem, sot ne apozite, e te rinj qe firmosin per pune e projekte…” deklaron Ahmetaj.

Flet nga arratia! Arben Ahmetaj i thotë të gjitha: Kjo është e vërteta për inceneratorët

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit