-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aventurë e re për djalin e Igli Tares, zyrtarizon firmën me klubin tjetër austriak

Kryesoret

Etien Tare, djali i Igli Tares, do të vazhdojë karrierën e tij përsëri në futbollin austriak. Pasi kishte braktisur Lacion për të nisur një karrierë në Austri me Rapidin e Vjenës, djaloshi shqiptar ka vendosur t’i bashkohet një tjetër skuadre austriake në këtë sezon.

Pasi nuk ia doli që të çante në radhët e skuadrës së dytë të Rapidit, sulmuesi 19-vjeçar ka mbyllur marrëveshjen me këtë klub për të kaluar në radhët e Shturm Gracit. Edhe në klubin e ri, ai do të jetë pjesë e ekipit të dytë, duke shpresuar që të mund të luajë rregullisht dhe të gjejë hapësira për të treguar vlerat e tije dhe me ekipin e parë.

Etien Tare është formuar në akademinë e Lacios, ku qëndroi deri në verën e vitit të kaluar, duke i dhënë lamtumirën kryeqytetit italian për të provuar që të bënte vetë karrierë në futbollin profesionist, larg “hijes” së babait të tij që ka bërë emër në botë, në fushë dhe si drejtues.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit