10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet baza e luftës në stallë, gati trafiku drejt Maqedonisë (VIDEO)

Kryesoret

Vihet në pranga një 40-vjeçar, me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, që posedonte arsenali armësh dhe municionit luftarak. Ai është Albi Jasharllari.

Policia thotë se informacionin e kishte në rrugë operative se Jasharllari kishte armë në banesë në fshatin Starovë. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin e një stalle bagëtish, e cila ndodhej në afërsi të banesës së tij, u gjetën të fshehura;

Një mitraloz i lehtë; një armë zjarri tip automatik; dy pushkë gjysmëautomatike; një sasi e konsiderueshme municioni luftarak; krehra automatiku, pushke dhe mitralozi; 1 gjerdan mitralozi me 30 fishekë; një granatë dore ofensive; pjesë të lëvizshme të pushkës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ai do të trafikonte arsenalin e armëve dhe municioneve luftarake, në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit